FOTOT/ Shihni se si do të ishin Gates, Trump, Musk, Bezos nëse do të ishin të varfër
Një artist indian përdori inteligjencën artificiale dhe krijoi imazhe të disa prej njerëzve më të pasur në planet, të cilët i veshi me lecka dhe i bëri të jetonin në lagje të varfëra.
Imazhet e mrekullueshme të krijuara nga artisti indian Gokul Pillai tregojnë portretet e Donald Trump, Elon Musk, Mark Zuckerberg, Warren Buffett, Bill Gates dhe Jeff Bezos si “të varfër”.
Pillai tha për DailyMail.com se ai përdori programin e inteligjencës artificiale Midjourney për të krijuar portretet e tyre duke përdorur gjithashtu photoshop.
Frymëzimi, tha ai, erdhi nga filmi klasik indian ‘Slumdog Millionaire’ të cilin e pa përsëri. “Ishte shumë rastësi. Filmi zhvillohet në lagjet e varfra të Indisë dhe unë doja të bëja diçka të bazuar në këtë”, tha Pillai.
“Fjala “milioner” në titullin e filmit dhe ballafaqimi i saj me miliarderët aktualë, kështu filloi”.
Në kolazhin fotografik, biznesmeni amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, 67 vjeç, shihet pa këmishë dhe i veshur vetëm me pantallona gri si thes, duke qëndruar jashtë një kasolle.
Imazhi i Gates pa para – ai është njeriu i katërt më i pasur në botë – sipas Bloomberg News, ka mbledhur më shumë se 10,000 pëlqime.
Ish-presidenti i 45-të i SHBA-së, Donald Trump, 76 vjeç, duket i zhveshur dhe i varfër. Biznesmeni miliarder indian Mukesh Ambani, 65 vjeç, vesh një bluzë të ndyrë dhe pantallona blu dhe qëndron pranë një ambienti të rrënuar.
Pillai postoi imazhet e krijuara nga AI të premten duke pyetur ndjekësit e tij: “A më ka munguar dikush në listë?”
Pamjet që ai postoi u bënë virale, duke krijuar një stuhi në rrjetet sociale me një koment: “Kjo është epike”.
Artisti, i cili jeton në Mysore, Indi dhe ka më shumë se 36,000 ndjekës në Instagramin e tij, tha për DailyMail.com se ai ishte “i mbingarkuar nga përgjigja”.
“E dija se do të ishte qesharake dhe pak njerëzve mund t’ju dukej qesharake. Por përgjigja që mora ishte e paprecedentë! Ai është shumë i lumtur”. Kur u pyet se cili imazh ishte më i popullarizuari, ai tha: “Ndoshta Bill Gates”.
Por ai shtoi se Mukesh Ambani, sipas mesazheve që ka marrë, “dukej më i varfëri”.