Burak Ozcivit i jep fund beqarisë, më në fund në altar me Fahriye Evcenin
Një nga çiftet më të bukur të kinematografisë turke ka kurorëzuar romancën e tyre disavjeçare me celebrim. Fjala është për Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcenin, të cilët i kanë premtuar dashuri në të mirë e në të keq njëri-tjetrit. Në ceremoninë e organizuar në super vilën Sait Halim Paşa Yalısı në Stamboll, ishin dëshmitarë shumë miq dhe familjarë çiftit. Kujtojmë që shikuesit e serialit “Kara Sevda” e njohin aktorin turk, i cili në këtë serial luan rolin kryesor, atë të Kemalit ndërsa Evcen luan rolin e “Nihanit”.