Bledi Mane ka qenë i fejuar me një gazetare shqiptare?
Banorët e “Big Brother VIP2” u vendosën një ditë më parë përballë një sfide të re. Kompania Deutschcolor ftoi banorët të bëhen pjesë e një lojë me pyetje duke u përgjigjur, “E vërtetë” ose “E gabuar”.
Sipas çifteve të ndara ata duhet të qëndronin paralel me njëri-tjetrin në dy anët e pishinës. Në oborr, në një lartësi të vogël ishin vendosur dy kova me bojë, njëra prej tyre “përfaqëson” përgjigjen e vërtetë, ndërsa tjetra të gabuarën.
Në një monitor më pas u shfaqen pyetjet që i përkisnin njërit prej çiftit, ndërsa tjetri do përgjigjej nëse është e saktë apo e gabuar. Nëse përgjigja është e gabuar, personi që përgjigjet laget me bojë nga tjetri. Një nga dyshet e krijuara aty ishte ajo me Nita Latifin dhe Bledi Manen. Ky i fundit pyet këngëtaren nëse është e vërtetë se ka qenë njëherë i fejuar me një gazetare shqiptare?
Nita i shpëtoi kovës pasi tha se nuk ishte e vërtetë dhe Mane e konfirmoi përgjigjen e saj.
Bordo