Arjola Shehu rrëfehet si kurrë më parë: “Jam e dashuruar”
Moderatorja e njohur, Arjola Shehu ka qenë e ftuar në një intervistë ditën e djeshme, ku foli si kurrë më parë për jetën personale. Gjatë intervistës ajo u pyet nëse është në një lidhje romantike dhe ajo u shpreh se është e dashuruar.
“Po, jam e dashuruar. Nuk e kam bërë publik dhe nuk do ta bëj. Është një raport në të cilin unë ndihem mirë”, u shpreh ajo, duke na zbuluar se është një lidhje serioze.
Në mes të emisionit nje letër nga mamaja e saj, përloti moderatoren. Në të shkruhej: “Një dëshirë ma plotëso, e di ti”, duke na lënë të kuptohet se familja e saj do që ajo të kurorëzojë dashurinë në martesë. Por, për këtë hap të rëndësishëm në jetë, Arjola kishte diçka për të ndarë publikisht: “Kur të vijë momenti, por besoj se afër është. Është një lidhje serioze. Unë mendoj se çdo vajzë në një raport nuk hyn pa qëllime serioze. Gjithsesi jeta ka ulje dhe ngritje kështu që të shohim.”