Dinamika/ Si nisi sherri mes dy personave në ish-bllok që i mori jetën 46 vjeçarit. Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë
Zbardhet dinamika e sherrit në rrugën “Vaso Pasha” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vdekur Gentian Talja.
Mësohet se 25-vjeçari i shpallur tashmë në kërkim, Henri Gjapi, është konfliktuar me 46-vjeçarin Gentian Talja ndërsa për t’i ndarë ka ndërhyrë Artur Gjolena. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të datës 31 mars, ndërsa mësohet se të dy, Talja dhe Gjapi kanë qenë në gjendje të dehur.
Talja e Gjapi nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin dhe janë takuar krejt rastësisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Nga kamerat e sigurisë në zonë vërtetohet se Talja dhe Gjapi janë konfliktuar me duar. Aty pranë ka kaluar rastësisht edhe 41 vjeçari Gjolena që i ka ndarë.
Pak minuta më vonë 46-vjeçari Gentjan Talja është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë duke dëmtuar kokën në trotuar. Ai është dërguar në spital dhe gjendja e tij ka qenë stabël, por pas 10 orësh ka pasur komplikacione dhe ka kaluar në gjendje kome, ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital./abcnews.al