“Trump falsifikoi në mënyrë të përsëritur të dhënat e biznesit”, deklarata e prokurorit: Nuk mund të lejojmë mbulimin e sjelljeve kriminale
Prokurori i çështjes kundër ish- presidentit amerikan Donald Trump, ka dhënë një deklaratë pas përfundimit të seancës së sotme.
Alvin Bragg deklaroi se nuk mund të lejohet që bizneset e Nju Jorkut të manipulojnë të dhënat e tyre për të mbuluar sjelljen kriminale.
“Populli i Shtetit të Nju Jorkut pretendon se Donald Trump falsifikoi në mënyrë të përsëritur të dhënat e biznesit të Nju Jorkut për të fshehur krimet që fshihnin informacione nga publiku votues gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Manhattan është shtëpia e tregut më të rëndësishëm të biznesit të vendit. Ne nuk mund t’i lejojmë bizneset e Nju Jorkut të manipulojnë të dhënat e tyre për të mbuluar sjelljen kriminale.
Gjurmët e parave dhe gënjeshtrave ekspozojnë një model që, pretendon se shkel një nga ligjet themelore të biznesit të Nju Jorkut”, tha ai.