“Kam luftuar për ty po ti kurrë nuk më ke dasht”, për kë vallë e bëri këtë dedikim Elvana
Elvana Gjata është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe një ndër vajzat më të pëlqyera të showbiz-it sa i përket stilit dhe bukurisë që e karakterizojnë. Ndër vite kemi parë sesi këngëtarja përpiqet të qëndrojë larg lajmeve bombastike sidomos në lidhje me jetën e saj personale, duke treguar një qasje paksa ndryshe nga VIP-at e tjerë.
Ditën e djeshme, “diva e muzikës shqiptare” na suprizoi të gjithëve me një “InstaStory” të cilin ajo e publikoi në “Instagram” ku shkroi: “Kam luftuar për ty, por ti kurrë nuk ke dasht”.
“Kam luftuar për ty po ti kurrë nuk më ke dasht”
Menjëherë pas këtij postimi, rrjeti shpërtheu nga fansat e Elvanës të cilët u ndanë në dy kampe. Një pjesë e tyre menduan se ky ishte një dedikim për një djalë misterioz që i kishte rrëmbyer zemrën, ndërkohë që pjesa tjetër ishin të sigurt se shprehja ishte pjesë e një kënge të re që këngëtarja mund të publikojë.
Kujtojmë se Elvana dhe Noizy do të vijnë së shpejti me këngën tyre të parë e cila do të jetë pjesë e albumit më të ri të Noizy-t i cili lançohet në 7 prill dhe ka titullin “Alpha”.
Në vitin 2022, Noizy përmendi për herë të parë mundësinë e një bashkëpunimi me Elvanën dhe shprehu: “E kemi diskutuar bashkëpunimin. Nuk dua ta mbyll karrierën pa pasur këngë me Elvanën.”
Mendoni se deklarata e saj në “Instagram” ka të bëjë me këngën e shumëpritur?