Evi Reci dhe Kledi Hysa janë çifti më i ri në showbizz, rrëfejnë disa detaje nga marrëdhënia e tyre

Evi Reci dhe Kledi Hysa janë një çift i ri në showbizzin shqiptar.

Ata e zhvilluan njohjene tyre pa zhurmë, por tani që po jetojnë një romancë, folën ekskluzivisht për Revistën Who.

“Bisedat fillestare kanë qenë ndonjë “replay” nga Kledit te story-t që postoja nga Festivali i Këngës dhe kaq. Disa javë më vonë nisëm të flisnim pak më shumë. Ende në “Instagram”. Kemi folur për meditimin sepse e praktikojmë të dy, kemi bërë shaka, humor, derisa kaluam me biseda mbi përditshmërinë tonë, gjë që na shërbeu për njohjen (qoftë edhe në distancë) me njëri-tjetrin. Te këto biseda kishim kaluar në “WhatsApp”. Flisnim çdo ditë, por pa dashur të kontrollonim njëri-tjetrin, çdo gjë rrodhi krejt natyrshëm, duke marrë kohën që na nevojitej.”– ka rrëfyer Evi.

Gjithashtu edhe Kledi ka rrefyer ndjesitë e para kur ka kuptuar që Evi është the one.

“Ishte një ndjenjë që rritej çdo ditë. Sa herë e shikoja dhe në momentet që ajo nuk ishte aty, më mungonte shumë, ishte një ndjenjë që ushqehej dita-ditës. Edhe nëse kishte momente që doja të qëndroja vetëm, kisha ndjesinë se më mungonte diçka dhe ishte pikërisht energjia e Evit. Për mua ka qenë një energji që më tërhiqte në drejtim të saj, sidomos kur kuptova sa më mungonte prezenca e saj. Në ato çaste kam kuptuar që “po, e dua atë vajzë”.