EKSKLUZIVE/ Katër banorët e larguar nga “BBVIP 2” rikthehen sot në shtëpi në garë për çmimin e madh

Ajo çfarë pritet të ndodhë sit gjatë prime-t të “Big Brother Vip” do t’ju befasojë, dhe s’ka lidhje me simbolikën e 1 prillit, pasi do rezultojë i vërtetë. Sonte do të ketë surpriza!

Katër ish- banorë të spikatur të këtij edicioni sipas burimeve të “Story” do të rihyjnë sot në shtëpi, për të vazhduar garën deri në fund. Po cilët janë ata? Bëhet fjalë për Efi Dhedhes, Armaldo Kllogjeri (Maestro), Bledi Mane dhe Kiara Tito.

Ndërkaq banorët e Big Brother VIP pritet të japin sot vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, ku do të konfirmojnë ose jo qëndrimin e tyre deri në 6 maj pas sulmit ndaj “Top Channel”, ku u vra roja i sigurisë.

Në promon zyrtare të BBVIP, njoftohet se aktorja Olta Gixhari ka kërkuar të lërë shtëpinë ku ende nuk dihet se cili do jet vendimi i saj deri në fund të spektaklit, dhe motivet e saj për të lënë në këtë pikë lojën.
Kujtojmë se tre të nominuarit e javës janë Keisi, Qetësori dhe Antoneta. /www.story.al