JLo dhe Ben Affleck: Dashuria e tyre e vërtetë apo thjesht për kamerat?
A është e vërtetë dashuria e tyre? Një pyetje kjo që shumë shpesh po bëhet së fundmi për çiftin më të përfolur në Hollywood, për Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Prej javësh qarkullojnë thashetheme se lidhja e tyre nuk po shkon mirë dhe se mund të divorcohen. Ndërkohë që kjo gjë është në kontrast me shfaqjen e tyre publike dhe dashurinë që ata tregojnë me njëri-tjetrin sa herë që kapen në kamera.
Në paraqitjen e tyre më të fundit në premierën e filmit të ri të Affleck, “Air”, në Los Angeles, çifti nuk pushoi kurrë së treguari dashurinë e tyre për njëri-tjetrin. JLo, e veshur me një fustan të ngushtë jeshil, vodhi vëmendjen e të gjithëve me pamjen në tapetin e kuq, ndërkohë që vazhdonte t’i thoshte të shoqit se sa shumë e donte. Sipas dëshmitarëve, ajo vazhdimisht thoshte, “Të dua, të dua, të dua”.
Pasi hyri në teatër, Affleck nuk e mbajti dot dashurinë dhe i kushtoi disa fjalë të ëmbla të dashurës së tij para të gjithë publikut: “Dua të them se asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa dashurinë dhe mbështetjen e gruas sime, e cila ka rëndësi për mua më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Dua të të falënderoj. Të dua. Ti je bota ime. Ti je përrallore, e mrekullueshme, e mirë, e sjellshme… Të dua.”
Në ditën e Shën Valentinit, JLo dhe Affleck shpërndanë në rrjetet e tyre sociale tatuazhet që kanë bërë së bashku, të cilat plotësojnë njëri-tjetrin në një shenjë pafundësie dhe dy shigjeta të kryqëzuara që kanë inicialet e tyre. Megjithatë, kur ata nuk janë në sy të publikut, Ben dhe Jen shpesh kanë mosmarrëveshje serioze, qoftë për fëmijët e tyre përkatës, apo dhe për gjëra jetike si për shembull çfarë shtëpie të blejnë.
Raportet kanë treguar se muajt e fundit Affleck praktikisht pranon çdo gjë që thotë Jennifer dhe ka sakrifikuar shumë gjëra për ta bërë atë të lumtur, edhe pse ai vetë nuk është i lumtur, siç u dallua qartë gjatë Golden Globes, ku dukej shumë i trishtuar. Edhe pse janë përpjekur të duken ndryshe, disa imazhe tregojnë se jo gjithçka shkon më së miri për çiftin.
Bordo