Telefonatat me familjarët/ Luizi pyet të emën a ta fitojë Big Brother, Dori i ngre moralin Oltës: Ç’punë ke ti me Luizin?!
Banorët e Big Brother VIP kanë pasur mundësinë sot të telefonojnë familjarët e tyre. Kjo me vendim të produksionit pas sulmnit të armatosur ndaj Top Channel që vuri në pikëpyetje vijimin e rrugëtimit të tyre.
Vëmendje të madhe morën telefonatat e dy personazheve kryesorë të këtij formati Luizit dhe Oltës.
I pari komunikoi me të ëmën e tij, e cila e inkurajoi të vazhdojë garën.
“Faleminderit produksionit që na e ka të mundur këtë telefonatë. Ata zoti i forcoftë, ju mu ba edhe ma të fortë, edhe me vazhdu. Ndëgjo nanë. Luiz. Ti me vazhdu nanë. Sepse e kena provu vetë….A jeni mirë krejt ju? Na jena krejt mirë. Jena krenar me ty. Vazhdo. Andrra vazhdon. Ti vazhdo na ke ba krenar. Ti me bekimin e zotit, vazhdo, maj zotimin që e ke dhanë”.
Por sapo Luizi e pyet a ta fitoj a jo, telefonata u ndërpre çka solli edhe reagimin e këngëtarit.
“Kur mbaroi, se nuk e niva? Me shkëputje. Seriozisht e ke?”
Edhe bashkëshorti i aktores Olta Gixhari, Dori e inkurajoi të vijonte garën duke i kërkuar të mos shqetësohet për jashtë.
“E di shumë mirë që nuk do ta fitoj, dua vetëm të shkoj në finale. Dhe tani që më thotë Luizi nuk ke për ta prek finalen dua të shkoj nga inati” i tha Olta.
“Big Brother-in nuk e ke me Luizin, e ke me publikun. Ç’punë ke ti me Luizin. Luizi bën garën e vet, ti tënden. Secili ka garën e vet” ,ju përgjigj Dori dhe pas këtij komunikimi produksioni ka ndërprerë telefonatën.
© SYRI.net