‘E dashura ime e re’: Loredana postoi një video dhe njerëzit kanë shumë pyetje!

Loredana i çuditi jo pak ndjekësit e saj në Tiktok, pasi postoi një video ku puth në buzë një vajzë të panjohur.

Loredana dhe vajza në fjalë iu bashkuan trendit të radhës në TikTok – ku një person mban telefonin, ia kalon personit tjetër dhe më pas puthen/përqafohen. “E dashura ime e re,” shkroi Lori si për t’i ngatërruar më shumë gjërat.

Për momentin është e paqartë nëse është thjesht shaka – sepse ndryshe nga çunat, për vajzat është më e zakonshme të puthen në buzë me shoqet – apo reperja sapo njoftoi se është biseksuale dhe në një lidhje të re. Gjithë çfarë kemi deri tani janë komentet e njerëzve.

Disa përmendën Mozzik. “Kënga e re nga Mozzik – “’Fjeta me dy lesbike’” komentoi dikush.

Një tjetër tha: “Mendoj që më ka shpëtuar një kapitull.”

“Mami Lori e kalli trendin” thanë komentues të tjerë.

Disa u emocionuan.

Një tjetër shkroi se e ka ditur gjithmonë që Loredana është biseksuale.

Të tjerë – si ne – janë konfuzë.

Anabelmagazine