‘E dashuruar brenda shtëpisë së BBVA’: Kejsi zbulon sekretin e saj, por me Kristin apo Lorencin?
Pak ditë më parë, banorët e shtëpisë së “Big Brother” duhej të shprehnin një sekret dhe të gjithë më pas do përpiqeshin të zbulonin sekretet e njëri-tjetrit.
Një prej tyre ishte edhe “Kam qenë e dashuruar me një nga banorët e BBVA”.
Ditën e sotme, Kejsi jo vetëm që pranoi se ky ishte sekreti i saj, por tha gjithashtu se personin që “ka dashuruar” e ka përballë, Lorencin!
Në një moment pak minuta pas deklaratës, ata përqafohen.
View this post on Instagram
Javën e shkuar, Kejsi dhe Lorenci pranuan se kanë patur një njohje që ka zgjatur rreth 1 muaj, por gjërat më u pas u ndërprenë dhe mes “tyre tani s’ka më asgjë”. Mesa duket, kjo e fundit nuk paska qenë dhe aq e vërtetë.
Ajo që duam të dimë tani është vetëm reagimit i radhës nga Sabiani! Mezi po presim…
Anabelmagazine