Armela Hyseni: Jam single dhe shumë e lumtur, në një lidhje nuk duroj dot neglizhencën dhe moskorrektesën
Ajo ka filozofinë e saj që për lidhjet e kompeticionet duhet t’i kesh pritshmëritë në minimum, kështu s’do e ndjesh fort zhgënjimim. E prezanton veten si Armela që do gjithnjë vetëm fitore, ndërsa pjesëmarrjen në “Big Brother 9” një trampolinë për të hyrë në botën e televizionit. U largua nga gara e penalizuar nga partneri në lojë Damiano Agalliu, pas shkeljes së disa rregullave prej tij. Nuk e fsheh që u trishtua, por si gjithmonë edhe këtë herë e pranon realitetin si të vijë. 21 vjeçarja brune, 1.72 m e gjatë që ka konkurruar në “Miss Universe Albania 2016” sa i takon karrierës në plan të parë vendos televizionin, muzikën e kinemanë. Për kopertinën e revistës “Story”, një nga vajzat më të bukura të “Big Brother 9”, Armela Hyseni bën rrëfimin e parë pas daljes nga izolimi, bashkë me këtë set fotosh ekskluzive shumë sensuale të realizuara pas daljes nga loja. Ndër të tjera Armela rrëfen si e përjetoi bashkëjetesën në këtë “Big Brother” ku ndalohej seksi, por nuk munguan intrigat, xhelozitë dhe tërheqjet e forta seksuale mes çifteve.
Fansat e tu u indinjuan pas daljes nga shtëpia vetëm për shkak të një rregulli të paravendosur sipas lojës së çifteve. U mërzite dhe çfarë i the vetes në ato momente?
Rregullat ishin të qarta që në fillim prandaj duhej t’i jepja vetes forcë, edhe pse ishte një betejë që isha e vendosur ta luftoja deri në finale. Kur pashë insertin nga regjia dhe më pas u tha emri im, sinqerisht u shokova dhe u trishtova, por nuk kisha çfarë të bëja sepse ishte një realitet që nuk e ndryshoja dot.
Të pamë çift në shtëpinë e “Big Brother 9”, po tani që loja ka mbaruar statusi yt është single apo çift?
Jam single dhe shumë e lumtur.
Cilat janë gjërat që nuk duron dot në një lidhje?
Në një lidhje nuk duroj dot neglizhencën dhe moskorrektesën për çështje emocionale. Kur i rri partnerit strikte, pres kthim reciprok nga ana e tij. Mbi të gjitha dua respektin që më takon si zonjusha e TIJ.
Kur e shkëmbeve puthjen e fundit që të la shijen më të mirë që kishe provuar ndonjëherë?
Hmm…
Me “qejf” çfarë përfytyron?
Përfytyroj argëtim, të kaloj mirë, një gotë verë të kuqe nën shoqërinë e një personi të dashur.
Je vetëm 21 vjeçe, po cila ka qenë aventura jote më e madhe deri tani?
Nuk e kam kaluar ende aventurën time “të madhe”.
Ke rënë ndonjëherë vërtet në dashuri?
Ende nuk kam rënë në dashuri. Në fakt kam ndjerë afeksion, por është e vështirë të arrij të ndjej aq shumë për dikë. Ndoshta sepse i duhuri nuk është shfaqur ende.
Pse si duhet të jetë djali me të cilin mund të biesh brenda?
Nuk mund të them cilësi specifike për djalin që do të bija brenda, por mund të them që do të adhuroja dikë që ka botë aq të madhe sa të mund të marr dhe unë pakëz nga bota e tij.