Bella Hadid fiton betejën me alkoolin: 5 muaj pa të, nuk kam më ankth!
Supermodelja Bella Hadid, 26 vjeç, vendosi të festonte pesë muaj esëll në një festë në Las Vegas. Ajo la pijen vitin e kaluar në një përpjekje për të rimarrë kontrollin e jetës së saj dhe për të trajtuar ankthin.
“5 muaj pa alkool”, shkroi Hadid në Tik Tok.
Hadid ndodhej në festën e hapjes së restorantit Stanton Social Prime në Caesars Palace Hotel and Casino.
“Unë nuk e ndjej nevojën [të pi alkool] sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me ankth të tmerrshëm duke menduar për një gjë që thashë pesë vjet më parë kur mbarova shkollën e mesme”, tha Hadid në një intervistë për InStyle.
“Më pëlqeu alkooli dhe arriti deri në atë pikë sa që fillova t’i anuloja daljet jashtë pasi më dukej sikur nuk do të mund ta kontrolloja veten.”