Fisnik Syla reagon pas akuzave të Fjolla Morinës: Nuk është në rregull, shkon tek psikiatri
Fisnik Syla ka reaguar për herë të parë për deklaratat e rëndë që ish-partnerja e tij Fjolla Morina ka bërë publikisht.
Teksa i ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzart, Fisniku ka treguar se Fjolla kurohet nga një psikiatër.
“Fjolla Moria shkon tek psikiatri , me letra me gjëra. Në fytyrën e saj shihet që nuk është në rregull. Prej momentit që kemi qenë bashkë deri në fund të lidhjes ajo ka jetuar si një princeshë me mua.
Ka blerë me paratë e mia gjithçka ka dashur edhe bizneset e saj, edhe pushimet luksoze“, – tha Fisnik Syla në ‘Shqipëria Live’.
Ajo ka deklaruar se arma për të cilën ajo u arrestua ishte e Fisnik Sylës dhe se ai i kishte kërcënuar me jetë vajzën, ndaj kërkoi edhe ndihmë publikisht ndaj autoriteteve përkatëse. Këngëtarja ka treguar se Syla ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike ndërsa e ka quajtur atë kriminel.