“Kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë”, reagon Adelina Ismaili pas deklaratës së Saranda Bogujevcit
Deputetja shqiptare Saranda Bogujevci e cila është shtatzënë, potencoi se është duke pritur të sjellë në jetë një fëmijë pa pasur një partner dhe mendon se këtë të drejtë duhet ta kenë shumë gra.
E teksa mbi këtë deklaratë të saj ka pasur reagime të shumta, ka edhe prej atyre që i kanë dalë në mbrojtje deputetes së VV-së.
Njëra ndër to, është këngëtarja e madhe Adelina Ismaili, e cila i ka dedikuar Sarandës një shkrim në InstaStory.