Rita Ora po kalon në “anoreksi”? Trondisin fotot e fundit!

Humbja e ndjeshme në peshë e Rita Orës është vënë re nga të gjithë, e madje këngëtarja ka marrë mjaft lavdërime për fizikun e tonifikuar rishtaz. Por duket se ajo ka nisur ngadalë ta kalojë masën, të paktën ky eshte mendimi qe lind pas fotove të fundit të yllit shqiptar.

Kaq e dobët, 32 vjecarja nuk ka qenë asnjëherë.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” kishte veshur një palë pantallona të zeza e vetëm sutjena, cka ekspozonte edhe më qartë humbjen e madhe të peshës. Kjo paraqitje e saj vjen pak pasi Rita zbuloi se legjenda e muzikës Prince e frymëzoi atë të merrte kontrollin e katalogut të këngëve të saj, pas një beteje të gjatë me ish-shtëpinë e saj diskografike, ‘Roc Nation’.

Këngëtarja nënshkroi një marrëveshje të re me BMG Media, e cila i lejon asaj autorësinë e plotë të këngëve të saj.

Bordo