Ku ka festa të çmendura aty janë edhe Backstreet Boys, Nick Carter shfaqet me disa kilogramë më shumë!
Anëtarët e grupit të famshëm të muzikës pop në vitet 1990, Backstreet Boys janë fotografuar së fundmi duke festuar si në kohët e rinisë, mbi një jaht në gjirin e Sidneit. Protagonisti i festës ishte edhe protagonisti i grupit, Nick Carter, i preferuari i vajzave në kohën kur këndonin hitet e tyre.
43-vjeçari nuk dukej në formën e tij më të mirë, pasi kishte shtuar shumë kilogramë, por nuk nuk e pengonte të shijonte festën, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit, Brian Littrell, 48-vjeç dhe Kevin Richardson, 51-vjeç.
Me shampanjë në duar këngëtarët, të cilët janë duke realizuar një tur botëror ku kanë rikthyer këngët më të suksesshme, u panë të shijonin diellin dhe luksin e jahtit. Nick duket se po kërkon të lërë pas tragjedinë e vdekjes së vëllait të tij, Aaron Carter, gjithashtu këngëtar, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar. Në janar, ai realizoi një koncert bamirësie, ku mblodhi 150 mijë dollarë të cilat iu dhuruan një spitali për fëmijët me probleme të shëndetit mendor.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Nick Carter u akuzua për përdhunim dhe u padit nga dy gra të ndara. Në një përpjekje për të pastruar emrin e tij, Carter ka pretenduar se ato po përpiqen të përfitojnë nga lëvizja #MeToo. Në kundërpadi, Carter dhe përfaqësuesit e tij deklarojnë se dy gratë po merrnin pjesë në një komplot pesë-vjeçar për të “shpifur dhe fyer artistin dhe prishjen e reputacionit të tij për qëllime të tërheqjes së vëmendjes dhe famës ose zhvatjes së parave nga Carter”.
Top Albania Radio