Motra e Dan Hutrës: Kur doli nga burgu mori shtëpi me qira në Tiranë, donte patjetër të martohej

Motra e Dan Hutrës, autorit të masakrës së Paskuqanit, u shpreh se pas ngjarjeve të ndodhura në Tiranë dhe vrasjeve të 3 grave nga vëllai i saj, e gjithë familja është distancuar prej tij. Në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Asija tha se situata ka qenë shumë e vështirë për ta. Kjo pasi, sipas saj, Dan Hutra kishte kërkuar të martohej që në momentin e parë që kishte dalë nga burgu.

“Ata që e kanë bërë këtë, nuk di çfarë të them. Nëse Dafina e ka tradhtuar Danin atëherë ai duhet ta linte Dafinën dhe të vazhdonte rrugën e tij. Por unë nuk besoj ta ketë tradhtuar. Dani është arrestuar dhe u fut në burg, unë i kam thënë fjalët e mia si motra më e madhe. I kam thënë përse nuk e vrarë vetën. Vëllezërit janë distancuar nga Dani. Nënën time Dani e ka varrosur për së gjalli, më pas ne të tjerëve, motra e vëllezër , nipër e mbesa. Doli nga burgu , mori shtëpi me qira dhe na thonte më gjeni një nuse që të vazhdojnë jetën përpara. Një ditë me merr në telefon dhe më thotë, motër do të fejohem. Më tregoi se duke ecur ajo me biçikletë iu gris qesja e ushqimeve dhe e ndihmova dhe aty vazhdoi lidhja jonë. Më pas u bëmë bashkë dhe ia kemi kaluar shumë mirë. Bëri një drekë të vogël. Në Tiranë mori një shtëpi me qira dhe kështu vazhdoi,”– tha Asija.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al