FemFest/ Alba Ahmetaj e Edlira Mara- Nje çift si gjithë të tjerët
Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara në FemFest
Përshëndetje
Përshëndetje, Unë jam Alba Ahmetaj
Dhe unë jam Edlira Mara. Për 12 ditë ne festojmë përvjetorin e 13-te si çift.
Ndoshta në këto momente po mëndoni se pse duhet të jemi në skenë e të tregojme historinë tonë?
Keni plotesisht të drejtë. Nuk kemi asnjë gjë të veçantë. Atëherë pse jemi këtu?
Jemi këtu sepse jo të tërë e kuptojnë që ne jemi si gjithë të tjerët.
Po si jemi si gjithë të tjerët?
Po ja, tani që po na shihni disa prej jush mund të mendonë që jemi çift i lezetshëm, disa të tjerë mund të mendojnë që nuk shkojmë fare bashkë.
Disa prej jush mund të mendojnë se përse historia jonë është e rëndesishme për tu treguar?
Ne kemi hasur shumë vështirësi përgjatë viteve, por dashuria na ka bërë t’i përballojmë të tëra këto vështirësi.
Historia jonë e dashurisë ka hasur shumë armiqësi. Ashtu siç mund të kenë hasur armiqësi me mijëra histori të tjera dashurie
Kemi humbur shumë njerëz të dashur ndër vite për shkak të paragjykimeve dhe e kemi vuajtur shumë këtë fakt.
Por kush nga ne nuk ka humbur njerëz të dashur për një arsye apo një tjetër?!
Kur vendosëm të zgjeronim familjen tonë nga dëshira e zjarrtë që mund të kenë dy njerëz që duhen për të sjellë në jetë fëmijë e tyre, ishim në mëdyshje nëse ja vlente të sillnim fëmijë në këtë botë apo jo. Por dashuria për njëra – tjetrën dhe për fëmijët e palindur ende, na hoqi çdo dyshim.
Kjo është një dëshirë që pothuajse të tërë prindërit e kuptojn dhe ndoshta edhe dyshimet tona mund të jenë të zakonshme
Vajzat tona erdhën në jetë një ditë të ftohtë janari, por dashuria jonë për to e zbuti të ftohtin duke i uruar vogëlusheve tona mirëseardhjen në këtë botë të madhe.
Tashmë që vajzat tona erdhën në jetë, dashuria jonë për to është më e madhe se çdo ndjenjë tjetër. Është bekimi ynë.
A ka ndonjë prind që nuk ndjehet I bekuar nga dashuria që ndjen për fëmijën e tij dhe nga dashuria që merr nga fëmija e tij?
Nëse të tëra këto ndjenja janë të njejta për të githë, çfrë na bën ne të jemi ndryshe dhe të ndodhemi këtu mes jush për të treguar historinë tonë?
Vazhdojmë të themi që në nuk jemi ndryshe.
Por në trajtohemi ndryshe. Trajtohemi ndryshe nga ligji, trajtohemi ndryshe nga njerëzit, trajtohemi ndryshe nga institucionet.
Dhe të trajtohesh ndryshe të dhemb, të lëndon. Megjithatë beteja jonë, lufta jonë si gra, si nëna, nuk përfundon. Ne nuk dorëzohemi përpara vështirësive. Sepse jemi gra, jemi nëna, jemi edukatoret e parë të fëmijëve tanë dhe duhet tu mësojmë atyre të jenë të forta, të guximshme, të pavarura.