Eros Ramazzotti del hapur me të dashurën e re: “Nuk është ajo që mendohej”!
Eros Ramazzotti është i dashuruar dhe ka postuar në rrjetet sociale foto të puthjes me gruan që i ka bërë magji. “Urime dashuria ime” ka shkruar ai: kjo është deklarata e parë e dashurisë së këngëtarit, që tashmë përgatitet të bëhet gjysh (vajza e tij Aurora Ramazzotti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë pas pak javësh). Në të kaluarën, ai ka qenë i martuar me Marica Pellegrinelli dhe Michelle Hunziker. Tani ndërkohë, I befasoi të gjithë me deklaratën e papritur të dashurisë në rrjetet sociale e cila I drejtohej një gruaje misterioze.
Ndjekësit presin me padurim të mësojnë se kush është brunia, pas së cilës këngëtari ka humbur kokën. Mes paparacëve ka nisur “një gjueti” e vërtetë për identitetin e partneres së re të Erosit, e cila kohët e fundit ishte afruar shumë me ish-in e tij Michelle Hunziker. Pak muaj më parë Erosi u fotografua me një modelje të mbushur nëpër rrugë, por ajo nuk është e njëjta vajzë me këtë në foton e fundit.
Në pritje të zbulimit të misterit, ai i është përkushtuar turneut të tij botëror “Battito Infinito” dhe së fundi, pati një koncert në Pragë. Flaka e tij e re ishte me të në prapaskenë: “Disa dashuri na japin një emocion përgjithmonë …”, përsëriti ylli I muzikës, që thotë se ka ndërmend ta marrë nipin e tij ( ose mbesën) në skenë kur të rritet të këndojnë bashkë.
“Dua që ai në skenë të këndojë me mua, qoftë djalë apo vajzë… Faleminderit Auri, të dua”, tha këngëtari.