Dua Lipa në një romancë ish partnerin e Rita Ora-s

Thuhet se Dua Lipa është në një romancë të fshehtë me regjisorin Romain Gavras.

Ata u fotografuan duke dalë nga sfilata e “Saint Laurent” gjatë Javës së Modës në Paris, dhe së fundmi janë parë duke u puthur.

Romain Gavras është ish i dashuri i artistes tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Orës.

Burimet pranë çiftit Dua dhe Romain pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin prej disa kohësh, pas ndarjes së Duas nga ish-i dashuri, modeli Anwar Hadid në vitin 2021.

“Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku. Dyshja takuan nga rrethet e ngushta shoqërore me njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton punën e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet kreativ”, tha një burim për The Sun.