Gazetari akuzon Pique-n: Për pak sa nuk më përplasi me makinë dhe më kërcënoi

Suksesi i Shakirës rritet çdo ditë e më shumë dhe shumë ka të bëjë me këngët që i kushtohen indirekt ish-it të saj Gerard Pique, i cili në të kundërt me këngëtaren, vuan ngacmimet e shtypit dhe paparacëve. Kjo situatë e ka vënë Piquen nën presion të vazhdueshëm për shkak të këtyre persekutimeve, të cilat e kanë bërë që për pak të përplasë gazetarin spanjoll Jordi Martin.

Paparazzo ka qenë jashtë shtëpisë së prindërve të ish-futbollistit, kur ka raportuar se ka pasur një takim shumë të pakëndshëm me ish-in e Shakirës.

Martin zbuloi se Gerard Pique ka mbërritur në shtëpinë e prindërve të tij me të dashurën e tij Clara Chia dhe nuk ka dashur t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarit për këngën e re të Shakirës, TQG, një duet me Karol G.

Martin tregoi se Pique vetëm buzëqeshi dhe vendosi të vazhdojë rrugën e tij. Kaluan pak çaste dhe çifti u largua nga shtëpia e prindërve, ndërsa Martin mbeti në të njëjtin vend. Me të parë atë, Pique nxitoi dhe për pak e përplasi.

“Sot kalova një episod të pakëndshëm me Gerard Pique dhe Clara Chia, për pak do më përplaste”, tha Martin për El Gordo y La Flaca nga Barcelona.

Si të mos mjaftonte kjo, gazetari tregoi se nga brenda makinës ka marrë disa kërcënime.

“Kur ata dolën, Pique e shpejtoi makinën në atë mënyrë që për pak sa nuk më përplasi”, shtoi ai.

“Pak më vonë kaluam rrugën dhe ata të dy qeshën me mua, më shanin dhe bënin shenja të turpshme”.

Dhe historia nuk mbaron me kaq pasi Martin tregoi se Pique mori numrin e tij të telefonit dhe e kërcënoi.

“(Pique) mori numrin tim të telefonit dhe madje më thirri duke më thënë se unë do të vdes, meqë ra fjala, nuk është hera e parë”, përfundoi ai.