Princi Harry po planifikon të shtojë një kapitull tjetër në librin “Spare”!
Princi Harry duket se ka ende për të ndarë me botën në librin e tij “Spare”. Duka i Sussex ka thënë se nuk do të shkruajë një libër tjetër, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtimit të kapitujve të rinj në librin e tij. Sipas një artikulli të PageSix, Princ Harry planifikon të shtojë të paktën një kapitull tjetër në botimin që do të dalë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Sipas burimeve, kapitulli i ri mund të ketë të bëjë me mënyrën se si ai dhe Meghan Markle u përballën me reagimet e Pallatit Britanik pas publikimit të dokumentarit të tyre në Netflix dhe librit ‘Reserve’. Një zëdhënës i princit mohoi thashethemet duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.
Në një intervistë të mëparshme për gazetën ‘The Telegraph’ ai deklaroi se drafti i parë ishte ndryshe. Ishte 800 faqe dhe tani është 400. Mund të ishin dy libra dhe pjesa e vështirë ishte nxjerrja e gjërave, duke shpjeguar se ai nuk përfshiu disa zbulime të cilat do t’i vështirësonin marrëdhëniet e tij me anëtarët e familjes mbretërore.
Së fundmi mbreti Charles III vendosi të ndëshkojë djalin dhe nusen e tij duke i dëbuar ata nga shtëpia e tyre në Londër. Pak orë pas daljes në treg të librit “Spare”, Buckingham nisi procedurat për dëbimin e çiftit nga shtëpia që mbretëresha e ndjerë Elizabeth ia kishte bërë dhuratë për martesë.
Ndërkaq, popullariteti i Princit Harry dhe Meghan Markle ka rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në SHBA dhe ata janë edhe më pak të njohur se Princi Andrew. Rënia e popullaritetit të Sussexes vjen vetëm disa ditë pasi çifti u ‘satirizua’ nga seriali i animuar i njohur, ‘South Park’.
Top Albania Radio