Arrestohet motra e bosit italian të drogës, Messina Denaro
Karabinierët kanë arrestuar Rosalia, motrën e bosit të fundit mafias italiane “Cosa Notra”, Matteo Messina Denaro, me akuzën e bashkëpunëtores në organizatën mafioze.
Hetimi u koordinua nga prokuroria e Palermos, dhe sipas hetuesve, gruaja ka ndihmuar vëllain e saj të shmangte kapjen për vite me radhë dhe ka menaxhuar për llogari të “familjes” dhe rrjetin e informativ “pizzini”, duke i mundësuar në këtë mënyrë bosit mafioz të ruante marrëdhëniet me njerëzit e tij edhe gjatë mungesës së gjatë.
Rosalia e njohur si Rosetta, më e madhja nga katër motrat e Messina Denaro, është nëna e Lorenza Guttadauro, një avokate e cila, që nga dita e arrestimit, ka ndihmuar bosin mafioz, dhe gruaja e Filippo Guttadauro, i cili shërbeu 14 vjet për organizatën mafioze dhe është ende në burg deri në të ashtuquajturin “dënimi i bardhë i përjetshëm”.
Djali i dytë i gruas, Francesco, nipi i preferuar i kumbarit Trapani, po shlyen një dënim prej 16 vitesh për shoqërim mafioz.
Operacioni që çoi në arrestimin e Rosalia Messina Denaro u krye nga Ros, nga karabinierët e Komandës Provinciale të Trapanit dhe të skuadronit ajror të Gjuetarëve të Sicilisë.
Masa e sigurimit është vendosur nga gjyqtari hetues Alfredo Montalto. Dhjetëra kërkime janë duke u zhvilluar në provincën e Trapanit.
/abcnews.al