Bruce Willis shfaqet për herë të parë në publik pas diagnozës
Bruce Willis u pa publikisht për herë të parë pasi familja e tij zbuloi se ai ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale.
Në fotot dhe videon e siguruar nga Daily Mail, aktori i “Die Hard” u pa jashtë me dy miq në Santa Monica, Kaliforni të enjten. Dalja e aktorit vjen dy javë pasi familja e tij njoftoi se ishte diagnostikuar me “sëmundjen” , e cila mund të shkaktojë ngadalësim të lëvizjes, ngurtësi, probleme të ekuilibrit dhe ndryshime në sjellje ose gjuhë.
“Megjithëse kjo është e dhimbshme, është një lehtësim që më në fund të kemi një diagnozë të qartë”, thanë gruaja e tij, Emma Heming, ish-gruaja Demi Moore dhe pesë vajzat. “FTD është një sëmundje mizore për të cilën shumë prej nesh nuk kanë dëgjuar kurrë dhe mund të godasë këdo. Për njerëzit nën 60 vjeç, FTD është forma më e zakonshme e demencës dhe për shkak se marrja e diagnozës mund të zgjasë me vite, FTD ka të ngjarë të jetë shumë më e përhapur nga sa dimë ne,” vazhdoi familja.
Ndërsa familja e Willis tha se nuk ka “trajtime” për sëmundjen, ata shpresojnë se “çdo vëmendje mediatike” mund të hedhë dritë mbi sëmundjen “që ka nevojë për më shumë ndërgjegjësim dhe kërkime”. “Ne jemi prekur shumë nga dashuria që të gjithë keni ndarë për bashkëshortin, babanë dhe mikun tonë të dashur gjatë kësaj kohe të vështirë. Dhembshuria, mirëkuptimi dhe respekti juaj i vazhdueshëm do të na mundësojë ta ndihmojmë Bruce të jetojë një jetë sa më të plotë.”/Lapsi.al