Aksidenti tragjik në Greqi, momenti i tmerrshëm kur nëna kupton vdekjen e vajzës së saj dhe dy kushërirave binjake
Vetëm shumë pak fjalë ka mundur të thotë nëna e e një prej vajzave e cila humbi jetën në mënyrë tragjike në aksidentin e së martës, ky dy trena u përplasën me njëri-tjëtrin në zonën e Tempes.
Për mediat vendase ajo tregoi informacionet që kishte pasi trupi i vajzës së saj dhe dy kushërirave binjake u identifikuan pas shumë orësh.
“Të treja u kthyen në Selanik për studime. Ato ishin shumë të afërta, vajzat dy binjake dhe kushërira e tyre. U informuam nga faqja”, tha fillimisht ajo.
“Ne të gjithë u nisëm natën, shkuam atje por nuk na lanë, as të kalonim, asgjë. E kishin mbyllur trafikun. Ata nuk kishin informacion nga autoritetet . Vajza kishte dërguar një mesah se do të mbërrinte në Selanik në orën 00:30”, tha gruaja.
Deri më tani numri i personave që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik ka shkuar në 57. Një numër i madh trupash të pajetë nuk janë identifikuar ende, pasi përplasja e fortë e trenave shkaktoi zjarr në dy prej vagonave.
Në mesin e viktimave dyshohet se ka edhe shqiptarë. Klaudia Lata, studentja 21-vjeçare e Mjekësisë dyshohet të jetë mes viktimave të aksidentit tragjik në Larisa të Greqisë.
Një tjetër shqiptar që dyshohet i vdekur, është 24-vjeçari nga Tirana Denis Ruçi. Pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj dhe të reja, studentë që po udhëtonin pas një ekskursioni nga Athina drejt Selanikut.