Traditën e veçantë hebraike na e sjell në vëmendje Vera Grabocka me të bijën

Në mbarë botën ka kultura dhe tradita të ndryshme që i japin nuanca dhe emocione të bukura njeriut, sidomos kur këto tradita ndërthuren me dashurinë.

Një nga traditat më të veçanta në botë është tradita “Bar Mitzvah” e hebrenjëve, një rit që u bëhet fëmijëve kur ata arrijnë moshën e adoleshencës. Ekzitojnë dy rite, “Bar Mitzvah” u përket djemve dhe “Bat Mitzvah” që u përket vajzave. Ky ritual, sipas ligjit hebre, bëhet përpara se fëmijët të arrijnë një moshë të caktuar, pra pa i kaluar 15 vitet e jetës, ku sipas traditës, deri në fillim të pubertetit prindërit janë përgjegjës për veprimet e fëmijës së tyre.

Djemtë bëhen “Bar Mitzvah” 13 vjeç dhe vajzat bëhen “Bat Mitzvah” kur arrijnë moshën 12-vjeçare. Në shumicën e komuniteteve reformatore, rindërtuese dhe konservatore momenti historik është 13, pavarësisht nga gjinia. Pas këtij rituali, fëmijët janë përgjegjës për njohjen e ligjit, traditës dhe etikës rituale hebraike dhe janë në gjendje të marrin pjesë në të gjitha fushat e jetës së komunitetit hebre në të njëjtën masë si të rriturit. Gjithashtu, pas këtij momenti, as prindërit nuk ndëshkohen më për mëkatet e fëmijës së tyre. Ceremonia e mitzvah në bar/bat zakonisht mbahet në Shabatin e parë pas ditëlindjes në të cilën fëmija arrin moshën e duhur.

Këtë traditë të veçantë e ka sjellë në vëmendje një nga emrat më të njohur të botës së speklaklit dhe televizionit në Shqipëri, regjisorja Vera Grabocka.

Përmes një postimi në Instagramin e saj, Grabocka ka postuar një foto me të bijën Linda, e cila prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Los Angeles, aty ku ka krijuar dhe familjen e saj.

Ajo është nënë e dy djemve nga martesa me bashkëshortin e saj izraelit, Ilan Gorodez. Siç duket, edhe pse jetojnë në një vend që nuk ka të bëjë fare me traditën hebraike, ata kanë zgjedhur që të mbajnë gjallë ritet e veçanta të hebrenjëve. Në një festë të organizuar në Los Angeles janë mbledhur miq, familjarë dhe kolegë të dyshes për të festuar “Bar Mitzvah” të David.

Në këtë ditë të veçantë për nipin, nuk kishin si të mungonin urimet dhe emocionet që Vera ka përjetuar së bashku me të bijën.

“Linda, nuk ka lumturi më të madhe për ne se ky çast, i cili e ndal kohën në një nga gëzimet tona më të rralla, në ritin e Bar Mitzvah-s, në festën e djalërimit të Davidit, sipas traditës hebraike. Ky moment i veçantë në jetën e tij do të mbetet i paharrueshëm!”, shkruan regjisorja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka)