Komunikimi i banorëve në “BBV”, Arjeta Dhima parashikon se çfarë do të ndodhë muajin e tretë të lojës!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio për të folur rreth gjuhës së përdorur në “BBV” regjisorja dhe ventrilokuistja e njohur Arjeta Dhima e cila prej 8 vitesh është edhe trajnuese e të folurit në publik.
Si e ka parë Arjeta komunikimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri?
Për mua produksioni është një gjeni që arrin me çdo veprimtari aty brenda të rrisë audiencën. Ky është qëllimi në fund të fundit. Produksioni këtë e ka arritur dhe pak rëndësi ka se si. Golin e bën gjithmonë produksioni. Ajo çfarë ndodh me opinionistët pastaj, pra me pasimin e topit nga brenda është tjetër gjë. Nëse do qëndronim te edukata qytetare, lë shumë për të dëshiruar.
Sa i përket komunikimit verbal, sa etike dhe e koduar është aty brenda mes banorëve?
Nuk ka respekt. Respekti është një nga dhuratat që të jepet që në lindje. Nëse nuk e do një person të paktën respektoje, është një nga bazat kryesore. Aty brenda është një burg dhe nuk para e respektojnë njëri-tjetrin. Aty brenda është një lojë nervash dhe në atë lloj burgu harrojnë respektin, identitetin, pra respekti zbehet me kalimin e kohës. Me siguri t’i pyesësh se çfarë kanë bërë jashtë, kanë harruar. Loja e nervave bëhet luftë për ekzistencë, në muajin e tretë të lojës do të nis agresiviteti, gjuha e ashpër. Nuk ka më kohë dhe lojtari nuk di më të mendojë dhe kjo është e bukura e kësaj loje.
Si e komenton ekspertja frazën e Ermionës “Nuk jam agresive, kam dominancë”?
Të mos arrish të dallosh ku shkon qenia jote është problem i madh. Varet me çfarë je dominante. Mund të jesh dominante edhe duke përdorur agresivitet.
“Të njoh unë ty shumë mirë kush je”/Si e komenton Arjeta këtë frazë të disa prej banorëve?
Është shprehje e përdorur në Akademinë e Arteve, është në çdo rreth shoqëror, familjar ku secili do të bëjë të fortin. Ata nuk e dinë më se çfarë është forca.