“Të rinjtë janë të lirë, mos i gjykoni”: Roberti flet për komentet negative ndaj Kristit!

Robert Aliaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe komente fyese në lidhje me banorët e BBV, në mesin e të cilëve është edhe i biri Kristi i përfolur së fundi për lidhjen me Keisin. Këtë situatë Roberti e cilëson si vulgaritet dhe një kthim në mesjetë.

Sipas tij mediat e kanë amplifikuar situatën e Kristit duke e bërë objektin kryesor dhe duke bërë dëm në të gjitha nivelet. Dhe në këtë rast është krijuar një turmë e cila ka mungesën e përgjegjshmërisë. Në lidhje me çiftin dhe pretendimin e Zaza-së, vajzës që u përfol si partnerja e Kristit, Roberti u shpreh:

“Të gjithë e dimë ekzistencën e aplikacioneve që bëjnë modifikime. Në datën 24 dhjetor, kur pretendohet se janë bërë bisedat, telefoni i Kristit ka qenë i konfiskuar nga produksioni dhe kjo është e verifikueshme. Në rast se Kristi ka patur një lidhje, që ai e quajti vetë problematike, ai është i lirë të marrë vendime. Një djalë i ri mund të ketë një marrdhënie me një femër dhe mund të dashurohet me një tjetër.”

Roberti ndau dhe një detaj nga lidhja e tij me bashkëshorten, të cilën e ka njohur në një kohë kur kishte një lidhje me dikë tjetër, por jo me një vizion të qartë. “Ne mund të gjykojmë njerëz familjarë që kanë përgjegjësi mbi vete, por jo të rinjtë, ata janë të lirë, mos i gjykoni!”

Artisti e konsideron të gabuar ndërhyrjen tek zgjedhjet e fëmijët, që tashmë është i rritur. “T’i ndërhysh një fëmije që është adult në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmerrshme në Europë. Kur sheh komentet kupton se në çfarë mentaliteti mjeran ka rënë Shqipëria. Unë po flas për Kristin, për sjelljen e Kristit, për qasjen e turmave dhe vulgaritetin që rrjedh në rrjet. Kur del me një deklaratë dhe komente paragjykuese ti je vetëm llumi i shoqërisë. Asgjë nuk po ndodh, kjo është thjesht një lojë ku njerëzit mund të dashurohen me njëri-tjetrin” – është shprehur ai.

Bordo