Detaje tronditëse/ Nga ekzekutimi i gruas në 2007 dhe përdhunimin e kunatës, kush ishte Dan Hutra që sot vrau dhe plagosi familjarët e gruas së dytë

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur në Paskuqan.

Bëhet me dije se rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Por Hutra është një person me precedent të theksuar kriminal.

Në vitin 2007 ai ka vrarë gruan e tij, Dafina Havaljas, 22 vjeçe, nga Klosi. Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën dhe kunatën, dhe përdhunoi kunatën tjetër.

“Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdijë”, deklaronte ai në atë kohë.

Ndërkohë së fundmi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, dhe është lënë i lirë në 16 shkurt të këtij viti.

Balkanweb