Ja si votuan Sylvinho dhe Etrit Berisha për “FIFA Best Awards”
Kapitenët dhe trajnerët e skuadrave kombëtare anëtarë të FIFA-s kanë bërë zgjedhjet e tyre pesronale në lidhje me çmimin “FIFA Best Awards” nga ku Lionel Messi u shpall fitues i trofeut të dytë më prestigjoz në aspektin personal.
Por si kanë votuar kapiteni dhe trajneri i stolit kuqezi. Ishte braziliani Sylvinho që përzgjodhi treshen e tij të preferuar me Lionel Messin në vendin e parë, i ndjekur nga Benzema dhe një zgjedhje e kuptueshme në vendin e tretë, Neymar.
Ndërkohë, Etrit Berisha në vend të parë rendit argjentinasin ndërsa preferencë të dytë ka Halaand të ndjekur nga Mbappe.
Kryeredaktori i RTSH Sport, Pano Xhixho votoi në rendin Messi-Mbappe-Neymar.