Le Parisien, akuza të rënda kundër Hakimi: “Ka përfituar kundër dëshirës nga një grua”

Akuza shumë të rënda vijnë nga Parisi ndaj mbrojtësit të krahut, Achraf Hakimi. Sipas Le Parisien, lojtari maroken dyshohet se ka përd.hunuar një vajzë në shtëpinë e tij në Boulogne. Hetuesit francezë janë duke rindërtuar faktet, por gjërat nuk duken mirë për lojtarin.

Futbollisti i PSG akuzohet se ka përdhunuar një vajzë franceze 24-vjeçare. Sipas rikonstruksionit të ngjarjes nga vajza, raporton Le Parisien, gjithçka ka nisur nga një sherr në Instagram. Nga aty pastaj takimi në apartamentin e mbrojtësit maroken në Boulogne. Hakimi fillimisht e kishte puthi në buzë vajzën dhe më pas i hoqi rrobat. Mbrojtësi nisi kështu një akt seksual kundër dëshirës së saj. Vetëm më pas vajza arriti të çlirohej nga kapja e tij duke arritur t’i dërgonte një mesazh një miku, që të vinte ta merrte.

Ngjarja daton që në natën e 25 shkurtit të vitit të kaluar, kur mbrojtësi i djathtë ishte vetëm. Gruaja dhe fëmijët e tij ishin me pushime në Dubai. Për momentin 24 vjeçarja nuk ka bërë denoncim kundër futbollistit, por ka deklaruar vetëm përdhunimin në departamentin e policisë. Hetuesit po punojnë për të rindërtuar me më shumë detaje faktet.