Marc Anthony dhe Nadia Ferrera shtatzënë parakalojnë në tapetin e tyre të parë të kuq!

Marc Anthony dhe partnerja e tij e re, Nadia Ferrera, morën pjesë në tapetin e kuq të Premios Lo Nuestro, duke treguar edhe barkun e rrumbullakosur të saj teksa zbuluan në ditën e Shën Valentinit se po prisnin një fëmijë së bashku. Ata të dy morën pjesë në Miami-Dade Arena këtë javë dhe bënë daljen e tyre të parë publike pasi zbuluan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Dhurata më e mirë e Shën Valentinit. Faleminderit Zot për këtë bekim të madh në jetën tonë.

Ai e ka shpërndarë edhe në rrjetet e tij sociale, ndërsa edhe ajo ka komentuar me tre zemra të bardha.

Edhe foshnja është e lumtur!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marc Anthony (@marcanthony)

Ditën e Shën Valentinit, vetëm dy javë pasi u martuan, ata njoftuan se prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku. Ndërkohë në festën e madhe morën pjesë David Beckham, Salma Hayek, Lin Manuel Miranda, Daddy Yankee, Maluma, Marco Antonio Solis, Luis Fonsi, e shumë të tjerë.

Marc Anthony është edhe baba i binjakëve Emme dhe Max, 15 vjeç, me ikonën e muzikës Jennifer Lopez. Marc Anthony ka gjithashtu Ariana, rreth 29 vjeç, Chase, 27, Cristian, 22 dhe Ryan, 19 vjeç.]

Top Albania Radio