Sabiani reagon ndaj raportit të vajzës së tij me Krist Aliaj

Sabiani ka reaguar së fundmi ndaj afrimitetit të vajzës së tij, Keisi me konkurentin e ‘Big Brother Vip’, Krist Aliaj. Përmes rrjetit të tij social, Instagram, artisti ka zbuluar se është kundër pasi faktet tregojnë se Kristi ka një lidhje jashtë. Ai ka deklaruar se nuk do lejojë njeri të përfitojë nga naiviteti i vajzës dhe të shfrytëzojë rastin për show.

“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babi tipik shqiptar, përkundrazi më ka pas shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj! Si fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin për show. Se dyti nuk jam kundër dashurise ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat . Dhe së fundmi nuk mund të dali një ÇAPAÇUL që nuk di pse është futur aty brenda, e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikoj as veten e vet”, u shpreh Sabiani.

/Lapsi.al