Ish-banorja e “Big Brother Vip”/ Tea Trifoni: Fansi i Luizit tentoi të na përplaste me makinë, mua dhe motrën!
Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Tea Trifoni, ka treguar një rast shumë ekstrem të një fansi, që sipas saj, bëhej fjalë për një fans të këngëtarit Luiz Ejlli, i cili ka tentuar ta përplaste me makinë.
E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, Tea është shprehur se teksa udhëtonte me të motrën, një fans po mundohej t’i përplaste me makinë.
Sipas saj, nga mënyra si fliste dhe iu është drejtuar e ka bërë të mendojë se është një fans i zjarrtë i Luiz Ejllit.
“Një nga fansat e Luizit, dikush po mundohej të na përplaste, të na aksidentonte. Ai po fliste, kuptohej që ishte fans i Luizit”, është shprehur Tea Trifoni.