Është gati të nisë një romancë me Kejsin brenda “BBVIP”, reagon për herë të parë e dashura e shumëpërfolur e Kristit: Jam shumë e prekur…

Disa ditë më parë në rrjet u zbulua se cila ishte partnerja për të cilën Kristi kishte folur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Gjatë ditëve të para në shtëpi, Kristi ka rrëfyer se ishte në një lidhje prej 6 muajsh me një vajzë të huaj, pa zbuluar më shumë detaje.

Ajo quhet Zaza dhe në fotot e tyre mund të shiheshin komentet ngacmuese që kishin me njëri-tjetrin, madje bukuroshja ndiqet edhe nga motra e Kristit, Gala.

Mirëpo duket se Kristi e “harroi” lidhjen që kishte kënë jashtë pasi këto ditë ai dhe Kejsi i kanë shprehur pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin ku puthjet dhe ngacmimet nuk kanë munguar duke i bërë të gjithë të mendojnë se dyshja do të jenë shumë shpejt çifti i dytë i shtëpisë së famshme.

Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i parë i Zazës e cila duket e prekur nga e gjithë kjo situatë. Nëpërmjet një deklarate të gjatë në InstaStory, ajo shprehet se nuk është mirë emocionalisht dhe se ndihet falenderuese për dashurinë që i kanë dhënë ndjekësit e saj.

“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë.

Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!

Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira.

Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”– shkruan ajo.

Panorama.al