Georgina thotë se Cristiano është partneri më i mirë, por ka një defekt!

Georgina Rodriguez ka folur së fundmi për partnerin e saj, Cristiano Ronaldon të cilin e ka vlerësuar duke u shprehur se ai është shembull për shumë meshkuj. 28-vjeçarja tregon se ai ka shumë gjëra të mira por gjithashtu ka një defekt, fakti që futbollisti nuk di të gatuajë.

“Cristiano është një super baba dhe partneri më i mirë që mund të ëndërroja ndonjëherë. Defekti i tij i vetëm? Ronaldo nuk gatuan. Ne kemi një kuzhinier, por ndonjëherë gatuaj vetë”, u shpreh ajo.

Pak kohë më parë mediat shkruanin se Ronaldo po kërkonte prej kohësh një kuzhinier të aftë për të përgatitur pjata tradicionale portugeze, por edhe sushi e pica. Pas disa përzgjedhjeve, Ronaldo arriti të punësonte personin e duhur, i cili aktualisht alternohet me Georginën, së cilës i pëlqen gjithashtu të kalojë kohë në kuzhinë.