A e dini si dukeshin Sarah Berisha dhe motra e saj, Ditea kur ishin të vogla?

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë në edicionn e parë të “Big Brother Vip” ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Të gjithë e dinë lidhje e fortë që Sarah ka me motrën e saj, Ditea, ku dhe kanë një tatuazh të njëjtë dedikuar njëra-tjetrës dhe shpesh herë postojnë foto dhe video nga përditshmëria e tyre. Vetëm pak më parë të dyja motrat kanë postuar një foto kur kanë qenë të vogla e duket që në atë kohë kanë qenë të pandara me njëra-tjetrën.

Këtë “Shën Valentin” përveç mesazheve të bukura dhe luleve që Dj Pm i ka dhuruar, Sarah ka marrë edhe mesazhe jo të bukura. Një prej ndjekësve të saj i ka dërguar një mesazh shumë të shëmtuar, ku i ka shkruar se partneri i saj, Dj Pm e tradhton. Këtë Sarah ka dashur ta postoj në Instastory dhe t’i kthej një përgjigje publike ndjekëses.

Top Albania Radio