Nga Camila Cabello tek doktoresha 51-vjeçare, Shawn Mendes në një romancë të re?!
Së fundmi po qarkullojnë zëra se këngëtari i njohur Shawn Mendes është në një lidhje me kiropraktoren 51-vjeçare Jocelyne Miranda. Ata janë parë në një tjetër takim në Los Angeles teksa shiheshin dukle shëtitur në “Runyon Canyon Park”. Dyshja, të cilët u panë për herë të parë së bashku në një takim dreke verën e kaluar, janë parë herë pas here së bashku pas ndarjes së këngëtarit nga Camila Cabello në nëntor 2021.
Para kësaj, dyshja u fotografuan në një dyqan ushqimor së bashku në LA dhe në shtëpinë e Mendes në Hollywood. Së fundmi, Miranda shoqëroi Mendes në një festë pas Grammy-it, pavarësisht se disa fansa mendojnë se marrëdhënia e tyre ishte thjesht profesionale.
Rikujtojmë, se Mendes u regjistrua së fundmi në aplikacionin e takimeve me të famshëm, Raya, pasi anuloi turneun e tij “Wonder World” për t’i dhënë përparësi shëndetit të tij mendor. Kjo erdhi vetëm disa ditë pasi ish-e dashura e tij Camila Cabello konfirmoi romancën e saj të re me Austin Kevitch, CEO i aplikacionit rival të takimeve, Lox Club, i cili madje është quajtur ‘Hebre Raya’. Ndërkaq, Mendes nuk i ka zbuluar ende planet e tij për vitin 2023. Vitin e kaluar, ai ndërpreu turneun e tij botëror, duke shpjeguar në mediat sociale se do i përkushtohej shëndetit të mendor.
Top Albania Radio