Nuk ka më dyshime, Rike Roci kthehet tek dashuria e vjetër dhe zyrtarizon dashurinë në drekën me familjen e Dj-it Italian
Lulështrudhe për të mbyllur një drekë fantastike, ishte pak a shumë statusi i shoqëruar me foto të një prej lojtareve më të bukura e tërheqëse të “Big Brother”, Rike Roçi. Në foton në fjalë Rike i ka bërë tag Chiara Binatti-t, e cila kishte përgatitur drekën familjare me të ftuar specialë Riken dhe të dashurin e saj prej nëntë vitesh, Dj-in italian, Luca Binatti. Ishte e diela e datës 14 maj, dita kur vajza nga Durrësi postoi dhe një foto ku ekspozonte një unazë në gishtin e fejesës. “Buona domenica, love, domenica, felice”, ishte mbishkrimi që Rike i bëri në gjuhën italiane kësaj fotoje që dëshmon një moment të veçantë, që ajo po kalon në jetën e saj. Në fakt pritej ky rikthim i Rikes tek dashuria e adoleshencës, pas postimit të fotos nostalgjike nga lidhja 9 vjeçare me Dj-i italian, Luca Binatti. Më pas në një intervistë u shpreh se ndihej e dashuruar dhe e lumtur sa i takon jetës sentimentale, duke sqaruar se nuk bëhej fjalë për dashuri të re në jetën e saj. Rike, e cila ka konkurruar edhe në “Dancing with the Stars” në Tiranë, jeton prej 18 vitesh në Milano (Itali). Modelja nga Durrësi që mori famë në Itali si tifozja më e bukur dhe seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016” deklaroi se me Lucca-n u lidhën para një dekade. Historia e saj e bukur e dashurisë me Dj-in italian e bë e njohur gjatë kohës që Rike ishte pjesë e “Big Brother 7”. Ata duket se janë bërë për njëri-tjetrin, por nuk dihet pse u ndanë në verën e vitit 2015-të për t’u rikthyer sërish në prag të verës 2017-të.