Çiftin Pique-Clara i përzënë nga restoranti, pronari fans i Shakirës

Që kur u bë e ditur se Gerard Pique ishte i lidhur me Clara Chia-n, të dy kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Fillimisht kanë folur se si dhe kur janë njohur, ndërsa dashurinë e tyre pak nga pak e kanë shfaqur publikisht. Por më pas erdhi kënga e Shakirës me Bizarrap, e cila i ktheu të dy në qendër të vëmendjes.

Dhe pikërisht kur u duk se ujërat ishin qetësuar, Pique dhe Clara Chia janë kthyer sërish në lajme Një video është publikuar në TikTok në të cilën ish-lojtari dhe e dashura e tij dyshohet se janë dëbuar nga një restorant japonez në Barcelonë.

Arsyeja: me sa duket pronari ishte një fans i Shakirës dhe kur çifti hyri në restorant, kamerieri nuk pranoi t’i shërbente. Thuhet se Clara Chia është mërzitur shumë kur ka dalë nga restoranti.