U ekstradua nga Gjermania, Silvester Driza një nga të akuzuarit për inceneratorin e Fierit
Silvester Driza ra në prangat e policisë gjermane, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
30-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar u përmend në nëntor të vitit të shkuar, kur SPAK lëshoi 11 urdhër arreste për inceneratorin e Fierit.
Driza cilësohet si administrator i firmës “Sili SHPK” i cili kishte marrë pjesë në këtë skemë. Sipas dosjes së SPAK, transaksionet e kryera bashkë me dy kompani të tjera, janë fiktive dhe janë krijuar posaçërisht për të mbuluar natyrën e vërtetë të këtyre transaksioneve. Kompanitë me administrator Juri Imeraj dhe Silvester Driza kanë të njëjtën adresë, në Durrës.
Në dosje thuhet se asnjë nga shoqëritë nuk ka pasur kapitalin e nevojshëm dhe numrin e punonjëseve për të kryer punimet sipas faturave që kanë deklaruar. Faturat e lëshuara nga tre shoqëritë janë të firmosura nga i njëjti person sipas akt-ekspertimit grafik të kryer nga specialistët.r.t/abcnews.al