Nënë për herë të dytë? Flet Fatma Haxhialiu
Moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu është momentalisht në kulmin e karrierës së saj. Përveç angazhimit të saj në televizion, ajo së fundmi vjen edhe si aktore në teatër përmes shfaqjes “Një dasmë e hatashme”. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Fatma është pyetur nëse ka në plan të bëhet nënë për herë të dyta.
Mes shumë batutave, ajo ka thënë po, por sapo shfaqja të mbarojë. Sipas Fatmës, të bësh një fëmijë është një përgjegjësi shumë e madhe, të cilën çdo prind duhet ta marrë seriozisht dhe t’i përkushtohet fëmijës.
“Kian u bë 8-vjeç e gjysmë. Sa të mbaroj shfaqjen do të bëhet me një motër ose vëlla, se tani kam një kontrat dhe nuk e shkel dot. Nuk më shkon as roli po të dal me barkun e rrumbullakosur. Nuk e përjashtoj si mundësi. Nuk mendoj se ka të bëjë me modernizmin zgjedhja e të pasurit një fëmijë apo disa. Mendoj që janë shumë gjëra bashkë dhe unë e kam thënë shpesh, që është më mirë që nëse ti e kupton që nëse nuk përballon dot se një fëmijë, më mirë të mos bësh fëmijë sesa të bësh fëmijë se ashtu duhet, pastaj ti të mos jesh mendërisht mirë, emocionalisht mirë, ti të mos i përkushtohesh, të mos kesh kohën. Një nga gjërat që sidomos në profesionin tonë, është ajo mangësia më e madhe që ne na bën të mos mendohemi mirë është koha. Unë nuk e konceptoj dot të bëj një fëmijë që të ma rrisin dadot apo mami im. E kam thënë dhe po e rithem. Unë nqf të se nuk kohën për t’u përkushtuar atij fëmije, është mëkati më i madh. Fëmijëria ikën, momentet më të bukura ikin. Kjo lidhja jote me fëmijën, sigurisht që është ndryshe kur ti i përkushtohesh dhe kur ti nuk gjen kohë të shikosh ku je vetë, lërë pastaj për të dalë në aktivitete apo për t’i bërë mëngjesin”, u shpreh ndër të tjera moderatorja./abcnews.al