Babai i Rihanës mësoi për shtazëninë e të bijës kur e mori vesh gjithë bota

Mediat e huaja raportojnë se babai i Rihanna-s nuk e kishte idenë se vajza e tij ishte në pritje të fëmijës së dytë me A$AP Rocky dhe mendohet se lajmin e ëmbël e kishte mësuar duke parë Super Bowl.

69-vjeçari Ronald Fenty udhëtoi nga Bardbados për të parë të bijën teksa përformonte në Super Bowl në të cilën këngëtarja ofroi një supër spektakël veshur me një kostum të kuq, duke konfirmuar shtatzëninë e saj të dytë, nëntë muaj pas lindjes së djalit të saj të parë.

“O Zot! Vajza ime duket shtatzënë”, i ka thënë partneres së tij teksa shikonte shfaqjen përkrah saj.

Ronald ishte divorcuar nga mamaja e këngëtares, Monica Braithwaite mes një beteje me problemet e pijeve alkoolike dhe drogës kur Rihanna ishte vetëm adoleshente.

Ai madje ishte subjekt i një padie të dorëzuar nga vajza e tij, e cila e akuzoi atë për keqpërdorim të emrit të saj për kompaninë e tij argëtuese, të cilën e tërhoqi më vonë në 2021./tvklan.al