Video/ Toka u tund si djep nga tërmetet e fundit në Turqi

Dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë mbrëmjen e sotme. Mësohet se tërmetet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë ishin me epiqendër në Hatay.

Në pamjet e pasqyruara në kamerën e një automjeti të parkuar gjatë kohës që ra tërmeti 6.4 i shkallës Rihter, shihej se toka u drodh si djep dhe qielli ishte ndriçuar.

Mësohet se lëkundjet e fundit kanë shembur edhe ato ndërtesa që u dëmtuan rëndë ngas tërmetet e 6 shkurtit.

/K.C/dritare.net