Shtrohet në urgjencën e QSUT mjeku Pëllumb Pipero, probleme me shëndetin
TIRANË- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka shfaqur probleme shëndetësore dhe aktualisht ndodhet i shtruar në QSUT. Sipas burimeve për Report Tv, Pipero shfaqi probleme të insultit cerebral trombotik.
Burime bëjnë me dije se është tek neurokirurgjia.
Kujtojmë se në periudhën e pandemisë ai u kthye në mjekun simbol, pasi çdo ditë informonte qytetarët për virusin e Covid19.