Puthja pasionante mes tij dhe Rosa Chemical “aktivizoi” gazetarët për të hetuar seksualitetin e Fedez, reagon këngëtari!
Teksa këndonte këngën e tij “Made in Italy” në Sanremo Rosa Chemical shkoi të merrte këngëtarin italian Fedez nga publiku, u ul mbi të duke imituar një akt seksual, e tërhoqi zvarrë në skenë dhe më në fund e puthi. Reperi dukej i argëtuar, por edhe i befasuar njëkohësisht. Ky veprim i këngëtarit ngjalli jo pak polemika, madje edhe bashkëshortja e Fedez, blogerja e njohur Chiara Ferragni u duk se nuk i pëlqeu aspak kjo sjellje aq sa nëpër media u aludua një krisje në raportin e saj me Fedez.
Së fundmi pas disa ditëve, ka qenë vetë Fedez i cili ka reaguar. Reperi tregon një diskutim të ashpër me një gazetare nga redaksia e Fuori dal Coro, ‘talk show’ i Mario Giordano në VideoNews, e cili dyshohet se po kryen një hetim për jetën e tij private dhe të kaluarën sentimentale të Fedez.
Sot lehtësova punën e një “reportere investigative” nga Fuori dal coro, e cila kontaktoi të gjithë miqtë e mi të fëmijërisë duke pyetur nëse jam homoseksual, duke pyetur nëse kam ndonjë gjë për të fshehur. E nderuar gazetare, unë nuk jam homoseksual dhe po të isha do ta thoja. Unë besoj se puna e gazetarisë investigative nuk mund të pajtohet me investigime si këto, pse Fuori dal Coro ka prioritet të kryejë një hetim ndaj meje për të parë nëse jam homoseksual apo jo? Sinqerisht, ndihem shumë mirë sot, sepse nuk mund t’i jap askujt mësime morale dhe koherence, por gjithmonë e vendos fytyrën time në të. Mezi pres të shoh këtë hetim të madh për Fedez dhe të di nëse ai ishte homoseksual kur ishte adoleshent.
Top Albania Radio