Koleksioni i shtrenjtë i makinave të Elseid Hysajt

Elseid Hysaj i fiksuar pas supermakinave. Mbrojtësi shkodran i Lazios ka një koleksion makinash luksoze që çdokush do t’ia kishte zili. Corriere Dello Sport bën një pëmbledhje të pasurisë që ka në garazh lojtari shqiptar, i cili mund t’ia lejojë vetes me pagën 2.5 milionë euro në sezon.

Ferrari 458, 206 mijë euro, Mercedes Classe G AMG 187 mijë, Jeep Wrangler 84.290 dhe një Lamborghini Aventador Svj 430.730 euro.

Në det apo në mal, në Itali apo në Shqipëri, mbrojtësi kuqezi nuk ndahet asnjëherë nga makinat e tij të luksit.